Një mosmarrëveshje mes disa personave për një parking në rrugën “7 Shtatori” në Vushtrri ka eskaluar në kërcënim. Rasti ka ndodhur sot, në orët e pasdites dhe u denoncua në Polici nga viktima që u kanos.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ndodhi pasi viktima e kishte parkuar veturën në një pronë publike, që ishte zonë e gjelbëruar, në afërsi të shtëpisë së tij.
Arsyeja pse ai u kërcënua nga dy të dyshuar është se të njëjtit atë pjesë të gjelbëruar e kishin mirëmbajtur për të mbjellë bari, prandaj kanë kërkuar nga viktima që ta largojë automjetin.
Pasi ky i fundit refuzoi, situata eskaloi dhe i njëjti u kërcënua nga njëri prej të dyshuarve me fjalët “Do t’iu kalli krejt”.
Pas denoncimit të rastit, Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti si “Kanosje”.