Një grua 30-vjeçare ka raportuar në Polici se është kërcënuar me vdekje nga një burrë në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima ka pohuar se personi i dyshuar (emër i njohur për redaksinë), e ka kërcënuar fillimisht duke e kapur për flokëve.
Por më pas situata kishte eskaluar dhe 56-vjeçari me një mjet të mprehtë të cilin ia kishte afruar në fyt e kishte kërcënuar me fjalët ‘do të ta prej qafën’.
Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme i dyshuari është paraqitur në stacion policor në Ferizaj dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan për 48 orë.