Banorët e fshatit Lutogllavë, së bashku me banorët e disa fshatrave përreth, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste paqësore për shkak të situatës së krijuar nga zjarri në deponinë e fshatit.
Sipas tyre, gjendja e krijuar po rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Në njoftim thuhet se protesta është organizuar në koordinim mes banorëve të Lutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Cërfkës, Leshanit, Ramunit, Llabjanit dhe Nabërgjanit, me qëllim që të kërkohet zgjidhje e menjëhershme për problemin, i cili, sipas tyre, vazhdon prej kohësh.
Banorët vlerësojnë se ndotja e shkaktuar nga zjarri nuk prek vetëm Lutogllavën, por edhe fshatrat përreth, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin publik dhe mjedisin.
Grumbullimi i qytetarëve është paralajmëruar të mbahet sot, më 18 korrik, në ora 08:00, te hyrja e deponisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!