Një banesë në rrugën “Papa Klementi” në Pejë është përfshirë nga zjarri të mërkurën paradite, ndërsa nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 10:20.
Sipas Policisë, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
“Përpos dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Rugova.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!