image Zjarr i madh në deponinë e mbeturinave në Pejë

Siguri

Zjarr i madh në deponinë e mbeturinave në Pejë

news image

Një zjarr i madh ka shpërthyer në deponinë e mbeturinave në Zahaq të Pejës, raporton Sinjali.

Pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali tregojnë tymin e dendur që po del nga deponia, ndërsa ende nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/