Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, ndërsa të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!