Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë pasi i njëjti dyshohet se dje rreth orës 21:00 kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton policia, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Tutje, është bërë e ditur se i dyshuari ka probleme psikike dhe i njëjti kishte thyer disa orendi dhe i kishte larguar nga banesa nënën dhe vëllain.
Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.