Një person është arrestuar të enjten rreth orës 14:40 në Suharekë, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se babai është dërguar në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.