Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kanosur me thikë nënën e tij, e më pas të njëjtën e kishte sulmuar fizikisht, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prizren.