Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T.
Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.
Ditën e sotme personi më i rëndësishëm në jetën e Adrolës feston ditëlindjen dhe është pikërisht djali i saj, Troi. Modelja ka vendosur ta urojë djalin e saj publikisht dhe ka postuar një foto të të dyve, ku dhe ka shkruar urimin e saj me fjalët më të bukura duke na emocionuar të gjithëve:
“Dielli i jetës sime, Gezuar ditëlindjen!!! Ti je krenaria ime, fryma ime, sytë e mi.
Mami Ola ka djalin më të bukur në botë“