image Capital T dhe Adrola Dushi kapen 'mat' në aeroport?

Bota e Yjeve

Capital T dhe Adrola Dushi kapen ‘mat’ në aeroport?

news image

Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi ka kohë që komentohen në media rozë për një lidhje romantike mes tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Megjithatë, dyshja çdoherë i kanë mohuar këto thashetheme për njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, së fundmi në rrjete sociale po qarkullon një imazh që dyshohet se janë Capital T dhe Adrola Dushi në aeroport.

Ndryshe, aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre filluan që kur modelja mori pjesë në një videoklip të reperit.

Kujtojmë se, modelja Adrola Dushi ka një fëmijë nga lidhja e saj e mëparshme me të dashurin e Fifit, Adis Patushin.

/GazetaSinjali/