image Festa e Xhensilës bën bashkë në një ambient Adrola Dushin dhe Fifin me Adisin

Bota e Yjeve

Festa e Xhensilës bën bashkë në një ambient Adrola Dushin dhe Fifin me Adisin

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ditë më parë ka festuar njëvjetorin e themelimit të markës së saj.

Në ndejën e organizuar ajo ftoi shumë figura publike, me të cilët nuk nguroi të realizonte dhe të ndante fotografi të shumta në rrjetet sociale.

Ndeja në fjalë madje ka arritur të bëjë bashkë në një ambient tri personazhe shumë të përfolur në mediat rozë.

adrol e1669360617239

Bëhet fjalë për çiftin Fifi dhe Adis Patushi, si dhe bukuroshen Adrola Dushi e cila njihet si ish-bashkëshortja e këtij të fundit.

Fifi është dukur mjaft elegante e veshur me një kostum të zi, ndërsa i dashuri i saj kishte zgjedhur një veshje me sportive.

unknown 316708619 201003909062860 4774397696693297225 n

Dy çiftet në fjalë kanë pozuar në një fotografi të përbashkët, respektivisht Fifi dhe Adisi me Xhensila Myrtezajn dhe Bes Kallakun.

Ndërkohë vetëm pak metra më tutje ndodhej bukuroshja Adrola Dushi, e cila gjithashtu ka përgëzuar nga afër Xhensilën dhe nuk i ka kursyer fotografitë me të.

unknown 316452095 197244486120899 6645479458160556361 n

Nuk dihet nëse kjo ndejë ka takuar ballë më ballë Fifin me Adrolën dhe nëse kanë pasur apo jo ato bashkëbisedim me njëra-tjetrën.

Përndryshe, Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali të quajtur Troi, ku vetëm pak vite pas lindjes së tij ata i dhanë fund martesës.

unknown 316486940 689967789121376 2899666928557813514 n

unknown 316762974 1144258572878515 2824396306602773289 n e1669360716621

/GazetaSinjali/