image Disa vatra zjarri në fshatin Gelancë të Suharekës

Disa vatra zjarri në fshatin Gelancë të Suharekës

news image

Drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabani, njoftoi se në fshatin Gelanc kanë shpërthyer disa vatra zjarri.

Kjo u bë e ditur edhe nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit në Facebook, që shkroi të dielën se zjarret janë fushore, derisa ka publikuar pamje.

“Të nderuar qytetar, duke e ruajtur ambientin e mbrojmë jetën e njerëzve, gjënë e gjallë , pasurinë shoqërore dhe private. Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer sot në fshatin Gelancë, na lënë shumë për të dëshiruar… Çdo zjarrvënie me ose pa qëllim shkakton dëme të konsiderueshme dhe llogaritet vepër penale”, shkroi Shabani.

Kjo komunë ka pasur probleme të vazhdueshme me zjarret.

/GazetaSinjali/