Një person gjatë ditës së djeshme ka raportuar në Polici, se persona të panjohur kanë tentuar t’i vënë zjarrin shtëpisë së tij në Obiliq.
Policia e Kosovës bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri shishe qelqi të mbushura me benzinë, teksa nuk raportohet për të arrestuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Më tej, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/