Persona ende të pa njohur për policinë, dyshohen se kanë djegur një veturë, e cila ka qenë e parkuar në parking të një lokali afarist në Gjakovë.
Pronari i veturës ka bërë të ditur se në veturë kishte pasur patentë shoferin dhe dokumentet e veturës.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur dyshohet të ia kanë vënë zjarrin veturës së tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në parking të një lokali afarist. Sipas viktimës, në veturë kishte pasur patentë shoferin dhe dokumentet e veturës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/