image Dinamo e Zagrebit triumfon ndaj Valurit, shkëlqejnë futbollistët shqiptarë

Futboll

Dinamo e Zagrebit triumfon ndaj Valurit, shkëlqejnë futbollistët shqiptarë

news image

Kapiteni Arijan Ademi shkëlqeu në fanellën e Dinamos nga Zagrebi, e cila në “Maksimir” i shkaktoi humbje minimale me rezultat 3:2 Valur-it nga Islanda.

Futbollisti Ademi shënoi në minutën e 8-të e 72-të, por dështoi nga penalltia në minutën e 81-të.

Majer shënoi golin tjetër por nga penalltia në minutën e 41-të. Për mysafirët realizuan Sigurdsson (88′) e Adolphsson (90′).

Ademi u paraqit standard, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati nga minuta e 59-të.

Kastrati asistoi në golin e dytë të Ademit në minutën e 72-të. Dinamo synon kalimin në rrethin e dytë eliminator të Champions League. /Gazeta Sinjali Sporti/