image Dikur vatra e koronavirusit në Kosovë, sot Malisheva ka vetëm një rast aktiv

Shëndetësi

Dikur vatra e koronavirusit në Kosovë, sot Malisheva ka vetëm një rast aktiv

news image

Dikur vatra e koronavirusit në Kosovë, Malisheva regjistron vetëm një rast aktiv, nga 77 të infektuar, 75 janë shëruar, ndërkaq një ka përfunduar i vdekur.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 janë shëruar plotësisht, një rast vazhdon të mbetet aktiv dhe një person ka rezultuar me vdekje”, shkruhet në njoftim.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Malishevës, është bërë e ditur se të gjitha mostrat e marra për testim kanë rezultuar negativ.

“Komuna e Malishevës, vazhdon të mbajë një situatë të qetë, sa i përket situatës me pandeminë COVID-19, pasi nuk ka raste të reja të regjistruara pozitiv me COVID-19, ndërsa të gjitha mostrat e testuara në ditët e fundit, kanë rezultuar negative , duke e ruajtur një gjendje të qetë dhe stabile sa i përket pandemisë”, ka njoftuar Komuna e Malishevës./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/komuna.malisheve/photos/a.1087553907937794/3607660595927100/?type=3&xts%5B0%5D=68.ARBtYjo_Lq7WrNl8ioWOvBochjjz0HNsXaGW5LTyLuDSs9yFvrWW1UNXDJTPKdSPgA8lUw1WmVXJWZDDFEDhB5a_3PMH4B9lJCkj0d7O7oBG7H4xpfNlWRXRsxSJElxsrJpzs8Z_N_CUF6zxTpNYU68D22_IejV4KI9GtGU-egMfQ9ViII2mX8Xzsh_tO_feTXiUjgQtSYEmCpL1JlsLHh6WXzeaxYL3-PtLYTtBjTvldrWB48xcvcLkdQR-WJnRsckTQ7uQyM_T_QMxsp3G5SKdYF6lnsrr2Rf5QwTnb7BmUONO9Ek3Q0jakyjOW-oyb0E7LYub1NCW47Kvi6XS6LslyiDR&tn=-R