image "Dikur ishte Ylli Shaban, në të ardhmen Vega", Kokaj jep shpjegime që ia kërkoi Kurti

Politikë

“Dikur ishte Ylli Shaban, në të ardhmen Vega”, Kokaj jep shpjegime që ia kërkoi Kurti

news image

Kryeministri Albin Kurti dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjersa po diskutonin në kuvend për politikën e jashtme, filluan të flasin edhe për qiellin e hapur e Yllin Polar.

Kurti me satirë ka kërkuar që këto shpjegime t’i jap profesori i fizikës, deputeti i VV-së, Jahja Kokaj.

Si duket Kokaj e mori seriozisht këtë diskutim dhe kësisoj nuk ngurroi që të vazhdonte me shpjegime.

Kur është fjala për hapjen e qiellit, fenomeni natyror është i bazuar në faktin në mes të natës paraqitet dritë e befasueshme sepse s’ekziston as dielli e as hëna, gjeneron një stuhi diellore magnetike bëhet një fenomen kuantik në molekulat e atmosferës dhe gjenerohet në ngjyra të bukura dhe këto quhen Aurora Boleris”, tha Kokaj.

Ndërsa sa i përket Yllit Polar, Kokaj tha se pas 13 mijë viteve orientimi në tokë do të ndërrojë dhe një yll tjetër do të jetë pikë orientuese në planetin tonë.

Kurse Ylli Polar na shërben për orientim falë faktit se boshti i tokës është konstant, por pas 13 mijë vjetësh ndërron ai drejtim në vend të Yllit Polar ka qenë ylli Shaban kurse në të ardhmen do të jetë një yll tjetër i quajtur Vega pas 13 mijë vjetësh”, tha deputeti i VV-së në seancë.

/GazetaSinjali/