image Dikur ishte vatër e infeksionit, tani kjo komunë shënon vetëm dy raste me COVID-19 brenda dy ditëve

Shëndetësi

Dikur ishte vatër e infeksionit, tani kjo komunë shënon vetëm dy raste me COVID-19 brenda dy ditëve

news image

Brenda dy ditëve në Komunën e Malishevës një person është shëruar, ndërsa janë konfirmuar dy raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Raste e reja vijnë nga fshatrat Gollubovc dhe Balincë, ndërsa numri i rasteve aktive është shtatë.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 251 raste, prej tyre 220 janë shëruar, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 7 persona”, thuhet në njoftimin e komunës. /Gazeta Sinjali/