Një veturë është përfshi nga zjarri rreth orës 19:35 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se njësia e Hetimeve dhe Forenzika është duke u marrë me rastin.
“Ju informojmë se rreth orës 19:35 e kemi marr një informacion se në Rr.Enver Maloku përballë furrës “Qerimi” është duke u djegur një veturë. Njësitet policore, njësia e Hetimeve dhe Forenzika i’u është përgjigjur rastit”, ka thënë Baki Kelani për Gazetën Sinjali.
Në video shihet se taksia është ndalur teksa është kapluar nga flakët në pjesën e përparme të saj, ndërsa qytetarët mbajnë distancën duke e shikuar ngjarjen.
Siç njofton Kelani, në lokacion kanë shkuar edhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë fikur zjarrin. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente. /Gazeta Sinjali/