Kulmi i një shtëpie në lagjen ‘Jeta e Re’ në komunën e Lipjanit është përfshirë nga zjarri mbrëmë rreth orës 01:20.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se shkaktar i zjarrit ka qenë rryma, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Sipas burimeve zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, teksa është njoftuar edhe KEDS-i përmes qendrës së thirrjeve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit inicohet rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.