Një shtëpi në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq, është përfshirë nga zjarri rreth orës 01:00 pas mesnatës së të dielës, raporton Gazeta Sinjali.
Pronarët e shtëpisë të cilët e kanë lajmëruar policinë, thonë se shtëpia u përfshi nga flakët në rrethana të panjohura.
Në vendin e ngjarjes përveç policisë, kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar./GazetaSinjali/