Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 22:20 në fshatin Gumnisht të Epërm në komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se rastin e ka raportuar një person i cili është në përkujdesje të shtëpisë.
Ai ka deklaruar se janë shkaktuar dëme materiale në pjesët e brendshme të shtëpisë, në vlerë rreth 2500 euro, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas burimeve, njësia e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, si dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe teknikët e kriminalistikës e po ashtu edhe eksperti për përcaktimin e shkaktarëve të zjarrit.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.