Në Kijevë të Malishevës, ditën e djeshme më 2 maj rreth orës 13:23, është përfshirë nga zjarri një furrë e bukës. Sinjali ka mësuar se një person ka marrë lëndime.
Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se një burrë ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij ku në katin përdhese gjendet furra e bukës.
Përveç Policisë që ka shkuar në vendngjarje, aty kanë shkuar edhe Zjarrfikësit dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Sinjali mëson nga burimet se djali i pronarit, duke tentuar ta shuaj zjarrin ka pësuar lëndime dhe është djegur. Ai ka pranuar tretman të menjëhershëm mjekësor.
Sipas pronarit, shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës dhe gjithashtu, janë shkaktuar dëme në vlerë 4000 euro. /Gazeta Sinjali/