Sot në orët e para të mëngjesit një person me inicialet A.L (1982) nga Kamenica ka raportuar se iu ka djegur vetura e tij e tipit “Golf 2”, edhe pse e kishte parkuar mbrëmë në afërsi të shtëpisë në lagjen “Malësia” të kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të afërt me ankuesin, të cilët njoftuan se vlera e dëmit të veturës sillet rreth dy mijë euro.
Në vendin e ngjarjes Gazeta Sinjali mëson se menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës dhe Njësia e Zjarrfikësve, edhe pse këta të fundit nuk kanë arritur ta shuajnë zjarrin në veturë.
Lidhur me këtë ngjarje burime të Sinjalit bëjnë me dije se është hapur rasti si “zjarrëvënie”. /Gazeta Sinjali/