image Digjet bjeshka në Restelicë, zjarrfikësit nuk arrijnë të intervenojnë

Siguri

Digjet bjeshka në Restelicë, zjarrfikësit nuk arrijnë të intervenojnë

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar se një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të bjeshkës së fshatit Restelicë të Dragashit. Policia ka dhënë detaje për këtë rast.

Policia ka bërë të ditur se njësitë policore dhe zjarrfikësit janë nisur për në vendin e ngjarjes por nuk ka qenë e mundur që të arrihet për shkak të kushteve.

Në raportin e policisë thuhet se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit. /GazetaSinjali/