image Zjarr i madh në Dragash (VIDEO)

Siguri

Zjarr i madh në Dragash (VIDEO)

news image

Një zjarr i madh ka përfshirë para disa orëve vendin e quajtur Rit që gjendet në afërsi të fshatit Restelicë të Dragashit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi, përmes një postimi në Facebook.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por ajo tha se janë njoftuar të gjitha organet relevante.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit, para pak minutash ma dërguan këtë video dhe më konfirmuan se një zjarr i madh ka rënë në afërsi të vendit të quajtur Rit afër Restelicës. Për momentin nuk e dimë shkakun e zjarrit, por kam njoftuar të gjithë faktorët relevantë në Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe lokalizimin e zjarrit”, shkroi ajo.

KLIKONI KËTU për ta parë videon!/GazetaSinjali/