image Tri automjete përfshihen nga zjarri në Pejë (VIDEO)

Siguri

Tri automjete përfshihen nga zjarri në Pejë (VIDEO)

news image

Tri automjete janë përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, në rrugën “Nënë Tereza”, në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Dyshohet se dikush ua kishte vënë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave, kur flakët përfshin edhe tre automjete të parkuara afër tyre.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dy nga automjetet janë djegur tërësisht.

“Në orën 19:05 policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Nënë Tereza’, në Pejë. Aty fillimisht supozohet se janë djegur disa kontejnerë e më pas zjarri ka përfshi edhe tri automjete. Dy prej tyre janë djegë tërësisht dhe një pjesërisht”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/