image Digjen dy shtëpi banimi në Malishevë, lëndohet një zjarrfikës

Siguri

Digjen dy shtëpi banimi në Malishevë, lëndohet një zjarrfikës

news image

Dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë të Malishevës janë përfshirë sot nga zjarri. Në përpjekje për ta shuar zjarrin, njëri nga zjarrfikësit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha, i cili tha se shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë lidhja e shkurtër e krijuar nga kontakti i telave të rrymës në afërsi të njërës nga shtëpitë e djegura.

“Rreth orës 09:30 policia në Malishevë është njoftuar për një zjarr që kishte kapluar dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë. Njësitet policore bashkë me zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Për shkak të shqetësimit të një personi të moshuar me probleme shëndetësore, në vendngjarje është ftuar edhe një autoambulancë. Ndërkohë, në përpjekje për ta shuar zjarrin, lëndime të lehta trupore ka pësuar një zjarrfikës. Persona të tjerë të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë lidhja e shkurtër e krijuar nga kontakti i telave të rrymës në afërsi të njërës nga shtëpitë e djegura”, ka thënë Graisha.

/Gazeta Sinjali/