20 njehsorë elektrikë të një ndërtese janë përfshirë nga zjarri dhe si pasojë i tërë instalimi elektrik i katit të parë është dëmtuar.
Policia e Kosovës ka njotuar se rasti ka ndodhur në Pejë në rrugën “Eliot Engel”.
“Rr. ‘Eliot Engel’, Pejë 20.01.2020 – 16:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se 20 njehsorë elektrikë të një banese ishin përfshirë nga zjarri dhe si pasojë i tërë instalimi elektrik i katit të parë është dëmtuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/