image Diell, vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Diell, vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të filloj me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit. Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike.

Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.

/Gazeta Sinjali/

May be an image of map and text