Janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur seksualisht, një grua shqiptare në Pejë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin mbajtur dhe keqpërdorur seksualisht pa vullnetin e saj viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/