Një vajzë në Lipjan ka qenë viktimë e dhunimit seksual, mesditën e së martës, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë akt të tmerrshëm ajo thotë se e ka përjetuar nga një person i panjohur.
Ajo ka raportuar në polici se ai e ka marrë me forcë, duke e futur në veturën e tij, ku më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Policia njofton se ka filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/