Një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person në Prizren, mbrëmë rreth orës 22:50, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se i dyshuari dhe viktima janë parë së bashku nga zyrtarët policorë dhe janë shoqëruar në stacion policor.
“Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Bëhet e ditur se e mitura së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/