Një shtetase e Serbisë dyshohet se ka qenë viktimë e dhunimit nga një burrë kosovar, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima u ka thënë zyrtarëve policorë se është dhunuar pa dëshirën e saj.
Këtë akt të tmerrshëm, ajo pretendon se e ka përjetuar mesditën e 6 gushtit.
Ndërkaq, policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici po hetohet si “Dhunim”./Gazeta Sinjali/