Një vajzë ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht, dje rreth orës 13:30 në Graçanicë.
Sipas raporti të policisë, ajo ishte dhunuar seksualisht nga i dashuri i saj, shtetas i huaj, pasi që kishte pranuar që të bashkëjetonte me të.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se viktima femër/kosovare pas pranimit të bashkëjetojë me të dyshuarin mashkull, shtetas i huaj, është dhunuar seksualisht pa dëshirën e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/