Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku sot gjatë ditës ka vizituar disa fshatra të komunës së Tetovës. Ndërsa, për të në mbrëmje u bë e ditur se është organizuar një koncert në këtë komunë, raporton Sinjali.
Në këtë koncert ku po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve, jo gjithçka është duke shkuar mirë.
Vetë pak minuta më parë, sipas TV21, stafi i sigurimit ka ndaluar një qytetarë i cili siç raportohet është përpjekur t’i afrohet kryeministrit Kurti.
Pas pengimit nga sigurimi, i njëjti ka rezistuar me çka ka sjellë eskalimin e situatës.