image Dhunë në familje, arrestohen tre persona në Prishtinë

Siguri

Dhunë në familje, arrestohen tre persona në Prishtinë

news image

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ka njoftuar Policia. Dy prej tyre janë shtetas të huaj.

Policia e ka cilësuar rastin si dhunë në familje, e ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në orët e mbrëmjes.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/