Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ka njoftuar Policia. Dy prej tyre janë shtetas të huaj.
Policia e ka cilësuar rastin si dhunë në familje, e ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në orët e mbrëmjes.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/