Muaji dhjetor do të mbahet mend për vrasjet e shumta që ndodhën në vend. Vetëm brenda këtij muaji nga arma e zjarrit dhe nga mjetet e mprehta u vranë katër persona. Të gjitha viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe të moshave të ndryshme, njëri nga ta 19 vjeçar. Por si nisën konfliktet që futën edhe katër emra në listat e vrasjeve dhe çka ndodhi me të dyshuarit? Këto detaje mund t’i lexoni në tekstin në vijim.
Qytetarët janë tronditur nga vrasja makabre e Shkodran Bytyqit 32 vjeçar, të cilin pasi e qëlluan me plumb në kokë ia dogjën edhe trupin. Vrasja e Bytyqit dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi që i dyshuari për vrasje ia kishte viktimës. Pak ditë më vonë, i vrarë me armë zjarri në afërsi të liqenit të Badovcit u gjet edhe Nazmi Rrustemi, inspektor në Komunën e Prishtinës. Motivet e vrasjes së 63 vjeçarit janë ende të paqarta si dhe autori i krimit ndodhet ende në arrati. Dje, u vra edhe Ardit shehu, 19 vjeçar në fshatin Dragobil të Malishevës. Motivet e vrasjes sipas Prokurorisë janë banale. Dyshohet se i riu u vra për shkak të konflikteve nga vetura. Ai është varrosur sot, ndërsa për vrasjen e tij janë arrestuar shtatë persona. Për vdekje u qëllua mëngjesin e sotëm edhe Lulzim Spahiu 47-vjeçar, për këtë rast është arrestuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Vllaznim Hamdiu. Dyshohet se plumbi u shkrep në drejtim të Spahiut pas një mosmarrëveshje nga një aksident i shkaktuar në Gjilan, në sy të djalit të viktimës, shkruan Gazeta Sinjali.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka vendosur që t’i lë në paraburgim 30 ditë Trimor Lalinovcin dhe vëllain e tij për vrasjen e Shkodran Bytyqit, të cilin pasi Trimor Lalinovci e kishte vrarë, me ndihmën e vëllait të tij dyshohen se ia kishin djegur trupin. I gjithë konflikti mes tyre kishte ardhur për shkak të një borxhi që dyshohet të ketë qenë prej 40 mijë eurove. Pasi që Lladrovci nuk ia kishte siguruar paratë për t’ia kthyer Shkodran Bytyqit, dyshohet se Lalinovci kishte qëlluar me armë zjarri pas koke.
Fillimisht dy personat kishin pasur një grindje e më pas Lalinovci dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri në kokë. Më pas kishte thirrur vëllain e tij dhe kishin dërguar trupin e të ndjeri në një përrockë ku me benzinë ia kishin vënë flakën.
Mbrëmjën e 20 dhjetorit, Nazmi Rrustemi, inspektor në Komunën e Prishtinës është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Badovcit, Prokuroria Themelore e Prishtinës, vdekjen e tij e ka cilësuar si ‘vrasje të rëndë’.
Dyshimet e para të Prokurorisë bëjnë me dije se Rrustemi u qëllua për vdekje nga arma e zjarrit. Për këtë vrasje deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.
E sot iu dha lamtumira e fundit, Ardit Shehut, 19 vjeçarit të vrarë një ditë më parë, në fshatin Dragobil të Malishevës.
Sipas Prokurorisë vrasja ka ndodhur për shkak të konflikteve nga vetura. Dyshohet se përleshja kishte filluar për shkak të shikimeve dhe pas lëndimeve nga arma e ftohtë-thika, 19-vjeçari kishte ndërruar jetë përderisa po transportohej për në spital. Në paraburgim për vrasjen e të riut janë dërguar shtatë persona.
Kosova sot u zgjua me një lajm të kobshëm, Lulzim Spahiu, është qytetari që mbet i vrarë nga zyrtari i Policisë së Kosovës, që siç bëhet e ditur gjuajtja me armë zjarri ndodhi pas një fjalosje që nisi për shkak të një aksidenti të shkaktuar.
Vrasje ka pasur edhe në qytete të tjera të Kosovës, kujtojmë se për shkak të për një kontesti të pronës në lagjen “Mati 1” në Prishtinë janë vrarë tre persona.
Vrasja në ” Mati1″…Lexoni detaje këtu:
Vrasja tjetër që dyshohet se ndodhi për pronë në Lipjan…Lexoni këtu:
Ndërsa, në Prizren ishte vrarë Armenda Bajrami nga burri i saj.
Burrat që vrasin gratë, Lexoni këtu:
Detaje edhe nga disa vrasje tjera që tronditën kosovarët gjatë vitit 2019, mund të lexoni këtu:
–