image 21 vrasje ndodhën këtë vit në Kosovë, për prona dhe motive të tjera

Kosovë

21 vrasje ndodhën këtë vit në Kosovë, për prona dhe motive të tjera

news image

Njëzetenjë persona janë vrarë vetëm gjatë këtij viti në Kosovë, shumica nga ta dyshohet se u vranë për motive pronësore. Tre persona janë vrarë vetëm gjatë kësaj jave, dyshohet se motiv ishte çështja pronësore. Por në 2019 vrasje kishte edhe për motive të tjera.

Gazeta SINJALI

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një përleshje me thikë, në komunën e Lipjanit derisa dy persona të tjerë pësuan lëndime trupore.
Lajmin për këtë ngjarje të rëndë, e konfirmoi për gazetën Sinjali edhe Policia e Kosovës.

Siç arriti të mësoj Gazeta Sinjali, dyshohet se motivi i përleshjes që përfundoi me vdekjen e një personi, ka të bëjë me çështje pronësore. Dorasi dhe viktima dyshohet se kanë lidhje të ngushta familjare, dajë e nip.

Kjo është vrasja e tretë që ndodhi vetëm brenda kësaj jave në Kosovë.

Tri ditë më parë në lagjen “Mati 1” në rrugën Muharrem Fejza, në Prishtinë, dy familje u përleshën me armë në mes vete , motivi dyshohet se ishte për çështje pronësore. Familja Mehmeti dhe familja Rafuna , fqinjë mes vete për 50 vite, vendosën që problemt pronësore që kishin në ndërtesën kolektive të ndërtuar në tokën e tyre, t’i zgjedhin me armë, si në filma.

Si pasojë e kësaj përleshjeje mbetën të vdekur dy persona, Bashkim Mehmeti dhe Mefail Rafuna, derisa u plagosën edhe tre persona të tjerë njëri nga ta kalimtar rasti.

Por këto janë vetëm 3 nga vrasjet e rënda që për motiv dyshohet se kishin problemet pronësore në Kosovë. Që nga janari i këtij viti për të njejtin motiv janë vrarë edhe 19 persona tjerë.

Më 12 mars të këtij viti në fshatin Marmull të Gjakovës kishte ndodhur një vrasje po ashtu për motive pronesore. Fqinjët e moçëm të fshatit Marmull i cili njihet si vend problematik ku familjet mes vete kanë probleme dhe janë në gjakmarrje, nuk u pajtuan rreth shit-blerjes së një toke për të cilën edhe u shkrepën plumba. Në vend të ngjarjes mbeti i vrarë Tunë Bezhi 40 vjeç e i plagosur Anton Nikolla 56 vjeç, ndërsa dorasi ishte Alfred Gjugja, 30 vjeç.

Arma me të cilën dyshohet se u krye krimi ishte pa leje, tha prokuroria.

Vetëm pak ditë më vonë në Studençan të Suharekës, Bajram Gegaj për motive po ashtu pronësore vrau vëllain e tij Ismet Gegaj, të cilin e qëlloi 6 herë me armë.

Më 26 prill të këtij viti një vrasje e rëndë kishte ndodhur në Rugovë të Pejës. Dy vëllezër kishin dalë për të diskutuar për një pjesë të malit të cilën kishin për ta ndarë bashk.

Por dicka nuk kishte shkuar mire, dhe një pjesë mal ,ishte bërë shkas që konflikti të eskaloj, dh esi pasojë e mosëmarrveshjes A.Nikçi nga Reka e Allagës në Rugovë të Pejës la të vdekur vëllain e tij Metë Nikçi, i cili u sulmua me sëpatë nga vëllai dhe nipi i tij.

Më dy maj në fshatin Sodovinë e Qerkezve, komuna e Vitisë, si pasojë e një rrahje mes dy familjeve, në të cilën janë përdorur mjete të forta, një person kishte mbetur i vdekur , ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Rrahja kishte ndodhur mes kusherinjëve për motive pronësore po ashtu.

Por nga 21 vrasjet që ndodhën këtë vit në Kosovë jo të gjitha ishin për kontekste pronësore.

Shumë grave iu mor jeta nga bashkëshortit e tyre, për motive të panjohura, ndërsa më e rënda tragjedi e kësaj natyre deri tani konsiderohet ajo e ndodhur në Prishtinë , në lagjen Dardania.

Tragjedia kishte ndodhur në banesën e 61 vjeçarit, Hasan Krasniqi. Sipas Prokurorisë së Prishtinës, Krasniqi ka vrarë me armë zjarri gruan e tij Hysnien 60 vjeçare dhe nusën e djalit të tij Remzijen 27 vjeçare. Pas krimit të dyfishtë, Hasan Krasniqi, ka vrarë edhe vetën. Për të është raportuar se ka pasur probleme mendore.

Viti 2019 kishte nisur keq në këtë aspekt dhe festa e ndërrimit të moteve ishte shëndrruar në tragjedi për familjen Jakupi nga Selishta e Gjilanit.

Jakup Jakupi 63 vjeçar nga fshati Selishtë i komunës së Gjilanit, në natën e ndërrimit të motmoteve (1 janar 00:30), gjatë festimit me armë zjarri, dyshohet se ka qëlluar për vdekje gruan e tij, Z.Jakupi 62 vjeçare.

Një muaj më parë opnioni kosovar ishte tronditur me lajmin për vrasjen e Armenda Velijajt, 41 vjeçare. Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, jo larg shtëpisë së burrit të Armendes, Bajramit.

I dyshuari kryesor i kësaj vrasje është burri i Armendes, Bajram Velijaj, 61 vjeçar. Ai është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Çifti jetonin në Zvicër por kishin ardhur në Kosovë për pushime, ku edhe u vra Armenda.

Rastet e vrasjes së grave nuk ishin të pakta në këtë vit, derisa këto ngjarje të rënda vazhdojnë të mbesin vetëm të dënuara pasi që, shteti i Kosovës duke lënë me qindra mijra armë ilegale në duart e qytëtarëve e ka të vështirë qe të ndaloj këtë dukuri, përveç dënimeve me deklarata në Facebook. /Sinjali/