image Shtatë persona dërgohen në paraburgim për vrasjen e 19-vjeçarit në Malishevë

Kosovë

Siguri/ Shtatë persona dërgohen në paraburgim për vrasjen e 19-vjeçarit në Malishevë

news image

Shtatë persona të përfshirë në përleshje në Malishevë, ku një 19-vjeçar mbeti i vdekur, janë ndaluar në mbajtje sot nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Pas veprimeve të ndërmarra nga Policia dhe prokuroria kompetente lidhur me rastin në Malishevë, vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje ku ka humbur jetën një person. Nga personat e përfshirë, shtatë nga ta janë ndaluar në mbajtje për procedura të mëtejme, përderisa një person ende është në trajtim mjekësor”, ka thënë Kelani.

I gjithë rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme, teksa përleshja sipas prokurorit Ramiz Buzhala, ka ndodhur për shkak të konflikteve nga vetura. Sipas deklarimit të tij në media, përleshja kishte filluar për shkak të shikimeve. /Gazeta Sinjali/