image Tri ditë nga vrasja e inspektorit të Komunës së Prishtinës, autori i krimit ende i lirë

Kosovë

Siguri/ Tri ditë nga vrasja e inspektorit të Komunës së Prishtinës, autori i krimit ende i lirë

news image

Edhe pse kaluar tri ditë nga vrasja e Nazmi Rrustemit, inspektor në Komunën e Prishtinës, autori apo autorët e krimit ndodhen ende të lirë. Motivet e vrasjes së 63-vjeçarit janë ende të paqarta.

Të mërkurën mbrëma Nazmi Rrustemi është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Badovcit, Prokuroria Themelore e Prishtinës, vdekjen e tij e ka cilësuar si ‘vrasje të rëndë’.

Dyshimet e para të Prokurorisë bëjnë me dije se Rrustemi u qëllua për vdekje nga arma e zjarrit.

Ndërkohë, në një përgjigje për Gazetën Sinjali, policia ka konfirmuar se të dyshuarit e vrasjes së tij nuk janë kapur akoma si dhe nuk dihet nëse kanë arritur të identifikojë ndonjë të tillë.

Për këtë rast ka folur edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se “ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës“.

Kujtojmë se gjatë muajit dhjetor kanë ndodhur dy vrasje në Kosovë. Ditë më parë Gjykata e Ferizajt ka lënë në paraburgim prej 30 ditësh Trimor Lalinovcin dhe vëllain e tij për vrasjen e Shkodran Bytyqit, të cilin pasi Trimor Lalidrovci e kishte vrarë dyshohet se se ia kishte djegur edhe trupin.

I gjithë konflikti mes tyre kishte ardhur për shkak të një borxhi që dyshohet të ketë qenë prej 40 mijë eurove. Pasi që Lladrovci nuk ia kishte siguruar paratë për t’ia kthyer Shkodran Bytyqit. /Gazeta Sinjali/