Të paktën dhjetë persona u vranë, e 15 të tjerë u plagosën sot në një shpërthim me bombë, në një spital në qytetin sirian Al Rai, afër kufirit me Turqinë.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë dhe punonjësit shëndetësor.
Sipas “Reuters”, nga ky shpërthim që ndodhi në pjesën veriperëndimore të Sirisë, mbeti i dëmtuar edhe spitali.
Mediat turke kanë raportuar se 12 civilë janë vrarë siç e quajnë ata nga një bombardim terrorist afër kufirit sirian-turk.