image Dhjetë persona arrestohen në Pejë - luajtën bixhoz dhe nuk respektuan urdhrin e Qeverisë

Kosovë

Siguri/ Dhjetë persona arrestohen në Pejë – luajtën bixhoz dhe nuk respektuan urdhrin e Qeverisë

news image

Dhjetë persona janë arrestuar dje rreth orës 21:55 në rrugën “Bill Klinton”, në qytetin e Pejës.

Të arrestuarit janë: H.K.(1980); R.B.(1977); B.U.(1966); S.K.(1953); C.L.(1976); M.T.(1972); I.B.(1973); B.G.(1961); H.R.(1973); S.K.(1976) , shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit janë arrestuar pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohej se në Qendrën zejtare zhvillohej veprimtari e paligjshme bixhozi.

Raportohet se në lokal janë hasur dhjetë persona të dyshuar duke luajtur bixhoz, me ç’ras edhe nuk e kishin respektuar udhëresën nga Qeveria për masa mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Në vendin e ngjarjes nga hetuesit janë gjetur prova dhe dëshmi të mjaftueshme (para dhe gjësende tjera) ne lidhje me veprën.

Policia e Kosovës më tej bën të ditur se pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit përkatës, i dyshuari i parë, (pronari i lokalit pa emër) është ndalouar në Qendrën e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/