image Dezinformimi, lojë me jetën e njerëzve edhe në kohën e koronavirusit

Botë

Pandemia/ Dezinformimi, lojë me jetën e njerëzve edhe në kohën e koronavirusit

news image

Ndërsa gjendemi në kulmin e betejës globale kundër koronavirusit, fushata të ashpra të dezinformimit mund të hasni në media të shkruara kësaj here nga Moska.

Dezinformimi i parë që është regjistruar rreth koronavirusit u shfaq në Sputnik News, e financuar nga shteti rus më 22 janar.

Pjesë e fushatës së dezinformimit, është përhapja e lajmeve të rreme në gjuhë të ndryshme si Anglisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht e Frëngjisht.

Mes këtyre lajmeve të rreme qarkullojnë edhe teori se koronavirusi është një armë biologjike që po përdoret nga Shtetet e Bashkuara për të përmbushur qëllimet e tyre gjeopolitike në botë.

Tregimi ishte përhapur gjithandej që në fillim: ”Virusi është i krijuar nga njeriu; Një armë e krijuar nga NATO”.

Me ndryshime të vogla, mund të shihni të njëjtën pretendim të përsëritur këtë javë.

”SHBA krijoi virusin; Pentagoni e bëri atë; elitat qeverisëse …”

Qëllimi i kësaj skeme të supozuar është të prezantojë tiraninë botërore dhe të sigurojë hegjemoni amerikane; vendet e botës së tretë.

Megjithatë virusi po përhapet shpejtë në mbarë botën, qindra mijëra janë të sëmurë, mijëra po vdesin. E jetët varen nga informacioni i saktë dhe në kohë reale, njofton Klan Kosova.

Por tani ka një përparësi: të gjitha burimet shtetërore, europiane e ndërkombëtare janë të përqëndruara në kontrollin e virusit Covid-19:

Lidhur me lajmet e pavërteta, pati folur edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell në një konferencë për shtyp:

“Dezinformimi po luan me jetën e njerëzve. Dezinformimi mund të vrasë”, ishte shprehur ai disa ditë më parë.

Mbjellja e mosbesimit

Nga njëra anë, degët e dezinformimit që janë pro-Kremlinit, pretendojnë se ”shpërthimi i koronavirusit është një shaka”.

Nga ana tjetër, ata kënaqin skenarët apokaliptikë, duke pretenduar që: ”për shkak të pandemisë sistemi Shengen është shembur, NATO do të shpërndahet, BE është e paralizuar, shtetet e Balltikut janë të dënuara, nuk ka mjekë në Lituani, dhe Ukraina është në rënie të lirë. I gjithë projekti i “globalizimit” ka mbaruar! Koronavirusi është Çernobili i BE-së”.

Por më pas goditja vjen përsëri:

”Virusi nuk është aspak i rrezikshëm. Mund të shërohet me kripë brenda katër ditësh”.

Cili është problemi?

Problemi është se virusi në fakt nuk mund të ”kurohet me kripë”.

Kushdo që ndjek këtë këshillë rrezikon jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe më keq shëndetin, jetën e njerëzve të tjerë.

Pothuajse gjysma e rasteve të dezinformimit të kësaj jave i kushtohen, në një mënyrë ose tjetrës, shpërthimit të Covid-19.

Një qëllim kryesor i kësaj fushate është të mbash mosbesim kudo që të jetë e mundur: Në sistemin e kujdesit shëndetësor (kontrollohet nga Big Pharma për të futur vaksinimin e detyrueshëm!), Institucionet kombëtare (si në Suedi, ku kontrollohen nga oligarkët), Bashkimi Europian (thjesht duke dështuar në të gjitha), dhe Organizata Botërore e Shëndetit (është një instrument i qeverisë – çfarë qeverie, ju kërkoni? Qeveria në hije!).

Mekanizmi i dezinformimit të Kremlinit po kërkon të minojë këtë solidaritet thelbësor në një kohë kur dezinformimi mund të vret mirë dhe vërtet.

Qëndroni të azhurnuar në masat e BE-së si përgjigje ndaj shpërthimit të Covid-19.

Si duhet reflektuar?

Përhapja e Covid-19 është një sfidë globale që duhet të adresohet në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Ne kemi një përgjegjësi si individë të sigurohemi që nuk e përhapim virusin dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Komunat, qarqet dhe shtetet të gjitha kanë detyrime të sigurojnë shërbime mjekësore, të kujdesen për më të dobëtit dhe më të prekurit midis nesh dhe të ruajnë rendin publik.

Akademia dhe bashkësia më e gjerë kërkimore, sektori privat, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara, dhe organe të tjera rajonale dhe ndërkombëtare të gjitha kanë përgjegjësitë dhe funksionet e tyre të përcaktuara.

Në fund, efektiviteti i përgjigjes globale zbritet në besim dhe bashkëpunim.

Derisa mund të përballeni me dezinformata duke krijuar konfuzitet dhe duke shkaktuar rrezik tek secili ndërsa ballafaqohemi me pandeminë e koronavorusit, ju lutemi klasifikoni mediat dhe pasurohuni me informacione të sakta