image Dezinformata serbe për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë arrin edhe në Spanjë

Politikë

Dezinformata serbe për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë arrin edhe në Spanjë

news image

Dezinformata serbe që e moshuara nga rasti i Pejës ishte e komunitetit serb tashmë është shpërndarë edhe në Spanjë, nga kanali televiziv, Telecinco.

Kështu bëri të ditur profesor asistenti në Fakultetin e Filologjisë në UP, Dren Gërguri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Të tmerrshme: pamjet e keqtrajtimit të një infermiereje shqiptare ndaj një të moshuare serbe në Kosovë”, ishte titulli i artikullit të televizionit, Telecino.

Kujtojmë se dje mediat serbe, raportuan se gruaja e sulmuar dje në Pejë ishte serbe, duke pasur kështu për qëllim dezinformimin dhe propagandën.

/GazetaSinjali/