image Detaje të reja nga tentim plaçkitja e dyqaneve të armëve në Prishtinë e Gjakovë

Kosovë

Detaje të reja nga tentim plaçkitja e dyqaneve të armëve në Prishtinë e Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi se mbrëmë pas mesnatës, dyqanet e armëve “Renea” në Gjakovë dhe “Reload” në Prishtinë kanë qenë cak i hajnave.

Siç ka mësuar gazeta, të dielën rreth orës 01:10 pas mesnatës, një veturë e tipi Audi A4 në të cilën kanë qenë 4 persona, kanë tentuar ta thyejnë dyqanin e armëve “Renea” në Gjakovë, por që të njëjtit nuk kanë mundur të futen brenda.

Lajmi për Gazetën Sinjali është konfirmuar edhe nga policia e Gjakovës.

Sipas policisë, pas raportimit, patrulla policore menjëherë ka dalur në atë lokacion dhe kanë vërejtur se dera e hyrjes e objektit ishte hapur me forcë dhe të dyshuarit kishin arritur të depërtonin brenda në korridor, ku kanë tentuar që të hapnin derën e poligonit që gjendet në katin e dytë.

Në orë e mengjesit te sotëm është pranuar informatë nga dëshmitari punonjës sigurimi se tek objekti i poligonit “Renea” katër persona të maskuar ishin duke tentuar të hynin brenda. Patrulla policore menjëherë ka dalur në atë lokacion dhe kanë vërejtur se dera e hyrjes e objektit ishte hapur me forcë dhe te dyshuarit kishin arritur te depërtonin brenda ne korridor, dhe kanë tentuar që të hapnin derën e poligonit qe gjendet ne katin e dytë por nuk kishin arritur”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali.

Tutje, është bërë e ditur se, pas shikimit të kamerave, është vërejtur se të dyshuarit ishin me veturë, të cilët janë larguar në drejtim të Klinës.

Sipas pronarit, brenda në objekt nuk mungon asgjë.

Pas shikimit të kamerave vërehet se të dyshuarit ishin me veturë, të cilët janë larguar në drejtim të Klinës. Pas verifikimit të tabelave del se te njejtat i perkisnin një veture tjeter. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante policore. Sipas ankuesit pronari i objektit brenda në objekt nuk mungon asgjë. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërkohë, personat e njëjtë, rreth orës 03:00 kanë tentuar ta thyejnë edhe dyqanin tjetër të armëve “Reload” i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku as këtu nuk kanë mundur të hynë brenda.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia rajonale në Prishtinë. Sipas policisë, pasi që të dyshuarit janë vërejtur nga roja i objektit, të njëjtit kanë ikur nga aty.

Rreth orës 03:00 është pranuar informata për një vjedhje në tentativë. Meqenëse të dyshuarit janë vërejtur nga roja e objektit, që në pjesën e jashtme, të njëjtit kanë ikur nga aty. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim për rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë në Prishtinë/Gazeta Sinjali/