image Nuk ndalen hajnat, këtë herë cak i vjedhjeve dy dyqane të armëve në Prishtinë e Gjakovë

Kosovë

Nuk ndalen hajnat, këtë herë cak i vjedhjeve dy dyqane të armëve në Prishtinë e Gjakovë

news image

Dyqanet e armëve “Renea” në Gjakovë dhe “Reload” në Prishtinë kanë qenë cak i hajnave të dielën mas mesnatës.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se, të dielën rreth orës 01:10 pas mesnatës, një veturë e tipi Audi A4 në të cilën kanë qenë 4 persona, kanë tentuar ta thyejnë, fillimisht dyqanin e armëve “Renea” në Gjakovë.

Siç mëson Gazeta Sinjali, hajnat nuk kanë mundur të futen brenda.

Personat e njëjtë, rreth orës 03:20 kanë tentuar ta thyejnë edhe dyqanin tjetër të armëve “Reload” i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku as këtu nuk kanë mundur të hynë brenda.

Lajmi për Gazetën Sinjali është konfirmuar nga Policia në Gjakovë, ndërsa së shpejti do u sjellim edhe detaje të reja lidhur me këtë rast.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që thyhen dyqanet e armëve në Kosovë.

Që nga 29 tetori, Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për dy raste të tjera të grabitjes së armëve në Gjilan.

/Gazeta Sinjali/