Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Rekë të Kaçanikut.
Policia e Kosovës sot ka dhënë edhe disa detaje të reja.
Në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar 4 gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe një gëzhojë e armës AK-47.
Ndërkohë, viktima është duke u trajtuar në QKUK.